MENU
klinika

Kush është Xhada Arnauti?

Shkrimtarja shqiptare kandidon për kryeministre në Liban

07.12.2019 - 15:28

Ghada Arnaut (Xhada Arnauti) është një nga kandidatet për kryeministre të Libanit.

Ajo ka një biografi të pasur duke qenë emër i njohur në Liban dhe më gjerë në Lindjen e Mesme, ndërsa dekadave të fundit ishte larguar në ekzil në Kanada. Xhada Arnauti është shkrimtare, drejtuese e mediave liberale dhe shkenctare në Universitetin e Albertas në Kanada.

Ajo konsiderohet si një zë i rëndësishëm kritik në mbrojtje të të drejtave të njeriut, për demokracinë dhe kundër qeverive të trashëguara diktatoriale.

kolana e librave

Xhada Arnauti në një prononcim për INA ka konfirmuar se është propozuar për postin e kryeministrit pas tërheqjes së Sadi Haririt, i cili ka qenë një shënjestër të kritikave dhe sulmeve nga protestat që nuk po ndalen rrugëve të Libanit.

“Po është e vërtetë. Ditëve të ardhshme do të ju konfirmojë të ardhmen time se a do të jem kryeministre e Libanit”-theksoi Xhada Arnauti.

Ajo pranoi se ka origjinë të pastër shqiptare dhe se nuk heziton të flas për këtë, sepse nuk i ka harruar rrënjët që ka. Kandidatura e saj është nominuar nga koalicioni i ri qeverisës dhe se ajo do të kthehet në Liban për të qeverisur të rinjtë që kanë pushtuar rrugët e Bejrutit.

Siç mësohet, nuk është vetëm Xhada Arnaut që identifikohet me Libanin, pasi që ishte edhe Pashko Vasa guvernator i Libanit në periudhën e perandorisë osmane (1883-1892).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çarli Çaplin aktori i aktorëve

E qeshura është gjuhë universale