MENU
klinika

"Kush ka siguruar banesën..."

Shoqata e Sigurimeve garanton: Çdo dëm do të kompensohet

04.12.2019 - 16:49

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë siguroi se çdo klient i dëmtuar gjatë tërmetit të 26 nëntorit do të kompensohet sipas kontratës dhe në kohën më të shkurtër.

SHSSH tha se kompanitë e sigurimeve janë angazhuar me grupet e tyre në terren për të konsultuar klientët e tyre për mundësitë qe kanë për rikuperimin financiar të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.

Grupet e punës do të inspektojnë çdo dëmtim për të kompletuar dosjen e dëmshpërblimit për të gjithë klientët.

Gjithashtu SHSSH njofton se qindra qytetarë që kanë kryer sigurimin e banesave apo të bizneseve nga tërmeti janë paraqitur pranë kompanive të sigurimit për dëmshpërblime.

“Për të lehtësuar personat e dëmtuar, shoqëritë e sigurimeve sqarojnë për publikun çdo konsumator që kanë shkruar një kontratë sigurimi për banesën nga zjarri, tërmeti dhe përmbytja, në rast dëmi përfiton dëmshpërblim në varësi të dëmit të ndodhur pasi ka paraqitur kërkesën për dëmshpërblim. Siguruesi do të dëmshpërblejë të Siguruarin për dëmin e shkaktuar.

Detyrimi i Siguruesit për dëmshpërblim kufizohet deri në masën e shumës së siguruar”– informoi Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!