MENU
klinika

Ja kur fillon shpërndarja

Shpërblimi për pensionistët, Instituti i Sigurimeve tregon detaje

24.12.2019 - 20:53

Qeveria vendosi këtë të martë që të shpërblejë të gjithë pensionistët për festat e fundvitit. Kur kanë kaluar disa orë nga vendimi, Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka dhënë të tjera detaje për afatin se kur mund të bëhet tërheqja e shpërblimit.

Sipas ISSH-së, pensionistët duke filluar nga nesër (e mërkurë) do marrin shumën në të gjithë Zyrat Postare, ku ata zakonisht tërheqin pensionin e tyre. Shuma e alokuar nga qeveria për pensionistët është 3 mijë lekë të reja.

Njoftimi i ISSH-së:

Fillon shpërndarja e shpërblimit të pensionistëve për festat e fundvitit 2019, i cili do të jetë në masën 3, 000 (tre mijë) lekë për çdo pensionist, mbështetur kjo në Aktin Normativ datë 24.12.2019 “Për disa ndryshime në ligjin “Për buxhetin e shtetit të vitit 2019”.

Zyrat Postare të shpërndarjes së pensioneve, duke filluar nga dita e mërkurë, datë 25.12.2019, pavarësisht se kjo datë është festë zyrtare, deri më 31.12.2019 do të kryejnë pagesat e pensioneve dhe shpërndarjen e shpërblimit të fundvitit 2019, sipas grafikut të mëposhtëm:

  • në datën 25 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 1-5 dhjetor;
  • në datën 26 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 6-9 dhjetor;
  • në datën 27 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 10-13 dhjetor;
  • në datën 28 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 14-16 dhjetor;
  • në datën 30 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 17-20 dhjetor;
  • në datën 31 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 21-24 dhjetor, si dhe raste që nuk janë paguar sipas grafikut në ditët më përpara.

Ky shpërblim nuk humbet dhe nëse nuk tërhiqet brenda vitit 2019.