MENU
klinika

Rozmarina është zgjidhja

Shqetësoheni nga rënia e tepërt e flokëve?

14.12.2019 - 21:46

Mos u shqetësoni nëse papritmas fillojnë t’iu bien flokët.

Shkaqet mund të jenë të natyrave të ndryshme dhe ka të ngjarë që ky fenomen të jetë kalimtar. Ushqyerje jo korrekte, stres, anemi, faktorë trashëguar dhe hormonalë. Pirja e duhanit ose përdorimi i tepërt i kimikateve për larjen e flokëve mund të jenë gjithashtu një shkak.

Dielli i tepërt gjithashtu. Në çdo rast, momenti më delikat për humbjen e flokëve është ndryshimi i stinëve dhe fundi i vjeshtës, gjatë të cilit mund të humbisni 50-100 qime në ditë. Mos u frikësoni, mos u dorëzoni dhe qëndroni larg zgjidhjeve me produkte kimike të cila shoqërohen edhe me efekte anësore.

Përveç kësaj janë shumë të kushtueshme. Para se t’i drejtoheni mjekut për problemin tuaj, ju sugerojmë të provoni këtë locion me bazë rozmarine.

Locion për rënien e flokëve me bazë rozmarine

Rozmarina është një zgjidhje shumë efikas kundra rënies së flokëve. Është në gjendje t’i zbusë dhe t’i bëjë më rezistentë. Le të shohim hap pas hapi si të përgatisim në shtëpi një locion me bazë rozmarine për t’u përdorur pas shampos për të forcuar skalpin dhe për të evituar rënien e flokëve.

Ju duhen:

-Një tenxhere me ujë gati i vluar;

-Tre grushta gjethe rozmarina.

Përgatitja:

-Vendosni të ziejë ujin bashkë me gjethet e rozmarinës dhe më pas lëreni locionin të pushojë për të paktën 15 minuta;

-Kullojeni ujin për të eliminuar gjethet dhe pas shampos, aplikojeni locionin në flokë dhe masazhoni flokët;

-Lëreni të pushojë për 15 minuta dhe pastaj shpëlani flokët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN