MENU
klinika

UEFA tregon vazot e Ligës së Kombeve

Shqipëria dhe Kosova mund të jenë në një grup

05.12.2019 - 16:27

Pasi Kombëtarja U-21 qëlloi në një grup me Kosovën U-21, kjo mund të ndodhë edhe në grupet e Ligës së Kombeve, por me ekipet përfaqësuese A.

UEFA ka publikuar sot vazot e Ligës së Kombeve, teksa në edicionin e ardhshëm Shqipëria dhe Kosova mund të përballen së bashku në të njëjtin grup.

“Dardanët” ndryshe nga sezoni i shkuar ku ishin në vazon e fundit të Ligës D, këtë sezon, do të jenë në vazon e dytë të Ligës C. Për sa i përket Shqipërisë, kuqezinjtë bëjnë pjesë në vazon e parë të Ligës C së bashku me Greqinë, Malin e Zi dhe Gjeorgjinë.

Shorti për edicionin e ri të kësaj gare do të hidhet me 3 mars 2020 në Holandë, teksa ekziston mundësia që Shqipëria dhe Kosova të jenë pjesë e të njëjtit grup.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN