Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka uruar Shqipërinë për marrjen e kryesimit të OSBE-së.
Ai shprehet me optimizëm se me marrjen e kryesisë së OSBE-së nga Shqipëria, interesat e shtetit të Kosovës do të përfaqësohen në mënyrë të drejtë dhe të duhur.
“Urime Shqipëri, urime Ministër i Punëve të Jashtme Gent Cakaj për marrjen e Kryesisë së OSBE-së për vitin 2020. Shqipëria që ishte vendi i vetëm i mbetur jashtë nga Procesi i Helsinkit tani merr përsipër Kryesinë e organizatës më të madhe politike dhe të sigurisë në Evropë.
Jam i bindur që me Kryesinë e vitit të ardhshëm, interesat e Kosovës do të përfaqësohen në mënyrë të drejtë dhe të duhur. Suksese Shqipëri dhe Gent.”-shkruan Behgjet Pacolli.