MENU
klinika

Shqipërisë t'i dërgohet mesazhi i qartë

“Duam 12 miljet në det”

18.12.2019 - 09:01

Greqia vijon të provokojë Shqipërinë sa i takon kufirit detar, që është një ndër çështjet “e nxehta” të pazgjidhura mes dy vendeve.

Së fundi, ish-ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojani, kërkon nga qeveria e saj veprime konkrete për mbylljen e kësaj çështjeje.

Bakojani shprehet se Greqia duhet t’i dërgojë një mesazh të qartë Shqipërisë dhe se Athina duhet të zgjerojë kufirin e saj detar me 12 milje.

“Greqia duhet të shfrytëzojë mundësitë që paraqiten aktualisht dhe të përpiqet të përfundojë marrëveshjet e demarkacionit të zonës ekskluzive ekonomike detare me Shqipërinë, Egjiptin dhe Italinë.

Vendimi i Francës për të bllokuar perspektivën e pranimit evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë për momentin i jep Greqisë një mundësi shtesë për marrëdhëniet e saj me Shqipërinë. Mendoj se me Shqipërinë mund të jepet një mesazh i qartë, politika jone tregon dobësi në këto momente. Duhet të bëhen veprime konkrete, 12 milje me Shqipërinë, 12 milje tani. Koha nuk është në avantazhin tonë”, deklaroi ajo.