MENU
klinika

Përzgjedhja

Shqiptari në formacionin e vitit në Bjellorusi

24.12.2019 - 14:19

Shqiptarët luajnë në kampionate të ndryshme evropiane dhe jo vetëm, ndërsa disa prej tyre arrijnë të lënë gjurmë me skuadrat ku aktivizohen.

Një prej tyre është edhe Elis Bakaj, që ka gjetur formën ideale në Bjellorusi. Sulmuesi shqiptar e ka përfunduar aventurën me Shakhter Soligorsk në mënyrën më të mirë të mundshme.

 

 

 

Bakaj, me paraqitjet e tij, ia ka dalë që të “pushtojë” skenën e çmimeve të të gjithë sezonit që ka përfunduar në Bjellorusi. Me 14 gola të shënuar, dhjetë në kampionat dhe katër në Kupë, Bakaj ka arritur që të zërë vend në formacionin më të mirë të vitit 2019.

Shqiptari u bë pikë referimi në skuadrën bjelloruse, teksa fitoi edhe vëmendjen e të tjera ekipeve që në javët e fundit të kampionatit.

Pak ditë më parë, para këtij çmimi, sulmuesi kuqezi ia doli që të shpallej futbollisti më i mirë sipas votimit të tifozëve të Shakhter, duke fituar përqindjen më të madhe të votave.

Ky votim është bërë pasi Bakaj po zyrtarizonte divorcin me këtë ekip, teksa në sezonin e ardhshëm Bakaj do të jetë pjesë e skuadrës së Dinamo Brest.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN