MENU
klinika

Branko Merxhani

Po politika?!

16.12.2019 - 13:02

        Duke filluar nga puna…

Politika s’ka! Vetëm kulturë!

Për të qëndruar më besnikë ndaj së vërtetës, duhej të thoshnim kështu: duke rifilluar, ose më mirë, duke vazhduar punën. Sepse në realitet ne sot nuk bëjmë gjë tjetër veçse të rifillojmë dhe të ndjekim një punë shkrimi dhe botimi, e cila formalisht për ne, filloi qysh prej vitit 1928. Atë vit, atje poshtë në shkretirën e zezë, po çuditërisht tërheqëse të Gjirokastrës, në çapin e parë të punës bashkë me Vangjel Kocën, mikun t’ im me besë dhe të pandarë, por më pastaj, duke patur edhe miq të tjerë, të gjithë njerëz të mirë dhe të ndershëm, kishim vendosur edhe ne të nisim një përpjekje me një karakter thjesht kultura!. Të gjithë ishim, pothua, krejt pa mjete./Konica.al

 

Shteti i Tiranës nuk çante fare kokën atëhere për lëvizjet kulturale ose mendore. Jo vetëm nuk çante kokën, por gjëja më e keqe ishte se frikësohej, dyshonte, shtypte dhe murmuriste. Por ne nuk u dëshpëruam. I dinim dhe i kuptonim fare mirë shkaqet historike të thella t’ asaj rnizerje. Filluam nga puna pa bujë dhe pa shumë thash’ e theme midis nesh. Mbështeteshim vetëm mbi mjetet t’ ona të varfëra, por përmbi të gjitha mbi fuqin morale e cila lidhte ngushtë me besë dhe dashuri një grup të vogël shokësh, që kishin po ato dëshira. Nuk na shkoi kurrë nga mëndja të vinim këtu në Tiranë dhe të lypnim përkrahje. I u shtruam punës dhe hapëm, pa një pa dy, faqen e tretë të ‘‘Demokratis’’ atje poshtë në Gjirokastër. E mbajtëm në këmbë katër a pesë vjet me radhë. “Lëvizia mendore” ka qënë titulli i asaj reviste të përjavëshme dhe mikroskopike që dilte vetëm me një faqe çdo tii Shtunë. Ç, kërkonim ne brënda n’ atë atmosferë të trubulltë – t’ asaj kohe? – Nga Shteti as gjë. Vetëm kërkonim të lëkundnim pakëz mëndjen e djemve të mësuar të këtij vëndi, mëndjen e shokëve t’anë dhe të ndiznim pak zjarr, pak gjallëri, pak dhëmbje, dashuri, mendim, shqetsim në zëmrat t’ ona të ftohta./Konica.al

Disa vjet pas ngjarjeve të hidhura të 24-ës dhe vetëm pak kohë pas shpalljes së regjimit monarshik-konstitusional, që hapi periodhën e qetësisë, kuxuam të mendojmë ne, një grusht njerëz, të futur thellë atje poshtë në ankimin e krahinës, se më së fundi po zbardhullonte një dit’ e re, dhe filluam të ecim me çapa të ngadalëshme brënda në natën e errët të Fatit t’ onë. Kërkonim të gjënim shtigjet që do të na shpinin një or’ e më parë, po me siguri më të plotë, drejt përpjekjes s’agimit t’ ëndërruar. Dhe thoshnim: – ‘‘Politikë s’ ka! Vetëm kulturë! “

Rreth këtij parimi të pastër dhe të ndershëm zhvilluam nje veprimtari të tërë dhe provuam të hedhim gurët e parë që të kontribuojmë edhe ne diçka në formimin e një doktrine nacionalistedemokrate shqiptare të përshtatëshme me nevojat reale të kombit dhe sipas mundësisë s’ epokës s’onë. Krijuam një lëvizje, hartuam vijat e përgjithëshme të sajë dhe i dhamë një përmbajtje dhe një emër: ‘‘Neo-Shqipiarisma’’, Ç ‘përfundim pati gjith’ ajo punë?

 

Aty-këtu disa tingëllime të kënaqëshme dhe premtonjëse për të nesërmen na vinin në vesh nga këndet e ndryshme të vëndit. Andej-këtej na pritën zëmërime dhe urrejtje. Këtu në kryeqytet, në këtë fushë qëndrore të nënpunsave burokratë, krisi pa pandehur fare një bujë e kotë. Por nuk na bëri asnjë përshtypje kjo katandi e dëshpëruar. E kishim parandierë dhe bile paralajmëruar botërisht, qysh prej ditës së parë. (**) Ne rrojmë brënda në idën e historia dhe eksperienca e jetës na ka bërë të qëndrojmë krejt indiferentë dhe krejt të pacenuar nga kalbësirat e zakonshme të ditëve që po kalojmë.

Punës që kishim filluar këtu e tetë vjetë përpara, i kemi mbetur besnikë gjer në palcë dhe do të përpiqemi me gjithë fuqit t’ ona të ndjekim rrugën t’ onë pa ndonjë lakim dhe shtrëmbërim edhe këtej e tutje. Për ne ideja është gjëja më kryesore dhe përmbi të gjitha qëndron karakteri. Sa të themi tani janë të kota: Koha do t’ a tregojë në jemi njerëz … Branko MERXHANI./Konica.al

 

“Përpjekja Shqiptare” – Tiranë, tetor 1936

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Branko Merxhani

Nëpër fshatra…


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit