Në gjirin e iluminizmit francez të shekullit XVII u dallua dhe fryma e fiziokratëve. Fiziokratët ishin ithtarë të doktrinës së ekonomisë politike të shekullit XVII, të cilët pohonin se vetëm nw bujqësi krijohen vlera materiale të konsumit. Ata përfaqësonin ideologjinë e fermerëve kapitalistë dhe kritikonin ashpër politikën ekonomike të absolutizimit.
Në veprat e tyre gjetën mishërimin dhe formulimin më të gjerë kërkesat ekonomike të borgjezisë. Fiziokratët përpunuan teorinë që bazohej në pronën private dhe luftonin për zhvillimin e ekonomisë së madhe fermere, të bazuar në shfrytëzimin e punës me mëditje. Ata kërkonin çlirimin e ekonomisë bujqësore nga prangat e feudalizmit, duke anuluar të gjitha rregulloret mbi tregtinë dhe industrinë, zhdukjen e esnafëve, lirinë e tregtisë dhe çdo sipërmarrje private si dhe zhvillimin e ekonomisë fermere në bujqësi./Konica.al
Përfaqësuesit më të mëdhenj të kësaj rryme ishin Fransua Kene (1694-1774), autor i veprës “Tabela Ekonomike” (175) dhe Zhak Tyrgo (1727-1781). Kene nxori tezën se rritja e pasurisë ose “produkti” i pastër krijohet vetëm në bujqësi. Kjo tezë e gabuar shpjegohet me rolin e madh që luante atëherë bujqësia në ekonomin e vendit. Kene kërkonte vendosjen e taksave mbi tokave, duke përfshirë këtu fisnikët dhe klerin. të kundërshtonin çdo ndërhyrje të shtetit në veprimtarinë Carike të sipërmarrësve. Këtë mendim fiziokrati Gurne, e shpreh: “Mos e pengo të veprojë, mos ndërhyni!”. Pronën private fiziokratët e shpallën si “të drejtën natyrale” të njeriut dhe që nuk i nënshtrohen asnjë kufizimi. Rendi shoqëror i bazuar në pronën private u dukej “rendi natyral”, që i përgjigjet veprimeve të forcave të natyrës. Ata ishin të bindur se ato do të triumfonin mbi ligjet subjektive dhe arbitrare të shpikura nga qeveritë.
Fiziokratët ishin përkrahës të “absolutizmit të ndritur”. Me anën e përfaqësuesit të tyre, Tyrgo, i cili ishte ministër në oborrin mbretëror, ata bënë përpjekje, që me anën e reformave nga lart të realizonin programin e tyre ekonomik, pa cenuar themelet e rendit feudal. Por pa sukses. Kjo tregoi qartë se, për të realizuar kërkesat e borgjezisë dhe për të zhdukur kontradiktat e rendit të vjetër, ishte i domosdoshëm revolucioni. Këtë e diktonte vetë jeta, me të ishte gjithë mendimi përparimtar, drejt tij ecnin me shpejtësi masat e gjera revolucionare.
Doktrina e fiziokratëve ishte shprehje e asaj shoqërie të re që po lindte brenda në gjirin e shoqërisë feudale, shoqërisë kapitaliste. Fiziokratët, si përfaqësues të borgjezisë së madhe tokësore, kishin frikë nga lufta revolucionare e masave popullore, prandaj, për të arritur qëllimet e tyre, të gjitha shpresat i mbështetnin në reformat e kryera nga lart, nga “sovrani i ndritur”./Konica.al