MENU
klinika

Synimet e presidentit francez

Si Macron po i përdor ‘fatkeqësitë’ e BE…

15.12.2019 - 16:28

Komente shumë negative të Presidentit Francez erdhën para samitit të NATO-s në Londër në fillim të këtij muaji kur në mbledhjen e liderëve botërorë, ai iu referua aleancës duke thënë se poi  ngordhtte nervi.

Macron po përpiqet të zhvendosë fokusin evropian drejt çështjeve që Franca i konsideron si përparësi, si dhe të forcojë pozitën e Parisit brenda BE në një përpjekje për ta bërë vendin qendrën e re të botës perëndimore.

James Rogers i tha Express.co.uk: “Unë mendoj se Macron po përpiqet të rifitojë rolin e Francën, sepse gjatë 10-15 viteve të fundit Franca ka parë një rënie të konsiderueshme të ndikimit të saj, si në kontekstin e NATO-s dhe BE-së.

“Ajo që unë mendoj se ai po përpiqet të bëjë është të detyrojë Gjermaninë të veprojë në përputhje me perspektivën strategjike franceze”.

Rogers vazhdoi: “Unë mendoj se është shumë e qartë se francezët dhe disa vende të tjera të Evropës Jugore mendojnë shumë ndryshe lidhur me sigurinë sesa Mbretëria e Bashkuar ose SHBA.

“Prioriteti historik i Francës është në Afrikën e Veriut, por vitet e fundit NATO-ja është përqendruar gjithnjë e më shumë në vendet baltike në lidhje me ndikimin e Rusisë, ndërsa Franca nuk e sheh Rusinë si një kërcënim të tillë.”

“Franca nuk e sheh Ballkanin ose Evropën Lindore si një prioritet, dhe për këtë arsye po përpiqet ta bllokojë BE-në larg nga zgjerimi i mëtejshëm.

“Ne e dimë që francezët kurrë nuk kanë qenë veçanërisht të interesuar për idenë e zgjerimit, ka pasur një numër deklaratash të bëra nga liderë të ndryshëm francezë ndër vite që kanë acaruar vendet e Evropës Lindore.

“Gjithmonë ka qenë kjo armiqësi, kjo ide që zgjerimi i BE-së ishte diçka që Franca nuk e dëshironte.”