MENU
klinika

Ç'pritet nga samiti i nesërm?

Si të mbijetojë NATO dhe një dekadë tjetër?

02.12.2019 - 19:09

Kur udhëheqësit e 29 vendeve të mblidhen në Londër në samitin e NATO-s më 3 dhjetor, e ardhmja e bashkëpunimit ushtarak në botën perëndimore do të jetë në krye të axhendës.

Kjo sepse në 70 vjetorin e saj, e ardhmja e aleancës ushtarake duket më pak e sigurt se kurrë.

NATO u themelua pas Luftës së Dytë Botërore nga SHBA dhe fuqitë kryesore evropiane si një mjet i mbrojtjes ushtarake kundër Rusisë Sovjetike. Anëtarët e saj themelues u zotuan se një sulm ndaj njërit do të konsiderohej sulm ndaj të gjithëve.

Por bota në vitin 2019 duket shumë ndryshe nga ajo e vitit 1949. NATO nuk është përshtatur plotësisht me një botë vazhimisht të ndryshueshme dhe udhëheqësit që mblidhen në Londër e dinë këtë. Aleanca u konceptua si një mbrojtje kundër forcës ushtarake ruse, por ngritja e Kinës ka prishur ekuilibrin.

Ai u krijua si një forum për bashkëpunim ushtarak dhe koordinim, por Presidenti Donald Trump ka vepruar shpesh i vetëm, për shembull tërhoqi trupat amerikane nga Siria në tetor pa u këshilluar me aleatët e NATO-s.

“Tani ne po përjetojmë vdekjen cerebrale të NATO-s,” tha Presidenti francez Emmanuel Macron për The Economist në një intervistë të botuar në fillim të nëntorit. “Në aspektin strategjik dhe politik, duhet të pranojmë se kemi një problem.”

Pra, mes festimeve dhe banketeve për të festuar 70 vjet të ekzistencës së NATO-s, udhëheqësit gjithashtu do të diskutojnë se si të sigurohen që të mbijetojnë një dekadë tjetër.

Kur është samiti i NATO-s?

Samiti i NATO-s do të mbahet në 3 dhe 4 dhjetor në Hotelin Grove në Watford, pak jashtë Londrës.

Cilët udhëheqës botërorë do të marrin pjesë?

Udhëheqësit e 29 vendeve anëtare të NATO-s do të marrin pjesë. Ata përfshijnë Presidentin Trump, Macron, kryeministrin e SHBA Boris Johnson, Kancelaren gjermane Angela Merkel, Kryeministrin Kanadez Justin Trudeau dhe Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

Lista e plotë e anëtarëve të NATO-s është: Shqipëria, Belgjika, Bullgaria, Kanada, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Mali i Zi, Hollanda, Norvegjia, Polonia , Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Turqia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Mbretëresha Elizabeth II do të organizojë një darkë në 3 dhjetor me liderët botërorë dhe zyrtarët e NATO-s për të festuar 70 vjetorin e aleancës.

Cilat janë çështjet e rëndësishme në rendin e ditës?

Çështja më e rëndësishme lidhet me faktin sesi Macron foli për aleancën.

Çfarë tjetër mund të presim?

Pas komenteve të Macron për “vdekjen cerebrale ” të NATO-s, kryeministrat dhe presidentët pritet të diskutojnë në Londër se si të shpëtojnë aleancën.

Shpenzimet e mbrojtjes

Në samitin e fundit të NATO-s në korrik 2018, mosmarrëveshjet rreth shpenzimeve të mbrojtjes dominuan diskutimet. Presidenti Trump kritikoi Gjermaninë se nuk shpenzonte sa duhet, dhe madje thuhet se kërcënoi të tërhiqej nga aleanca nëse vendet nuk arrinin të përmbushnin objektivin e NATO-s për të shpenzuar 2% të PBB-së së tyre për mbrojtjen.

Por kërcënimi pati një efekt: 18 muaj më vonë, nëntë anëtare të NATO-s evropiane, përfshirë Francën dhe Britaninë e Madhe, kanë rritur përqindjen e PBB-së që ata shpenzojnë për mbrojtjen.

Në Londër, Trump ka të ngjarë t’i ketë përsëri shpenzimet në axhendën e tij.

Zgjedhjet në Britani pas një jave

Më 12 dhjetor, vetëm një javë pas samitit të NATO-s, britanikët do të shkojnë në votime për të vendosur nëse do ta mbajnë Boris Johnson si kryeministër.

Presidenti Trump e mbështet Johnsonin. Por kjo mund të sjellë rezultate të papritura. Ka disa raste kur ndërhyrja e presidentit ka shkaktuar trazira në politikën britanike.

Rritja e Kinës

Pavarësisht fjalëve të Macron përpara samitit, zyrtarët e NATO-s janë optimistë se takimi i liderëve do të sjellë përparim në një nga sfidat kryesore me të cilat përballet aleanca: ngritja e Kinës si një fuqi globale ekonomike që investon shumë në teknologjinë ushtarake.

NATO shkon në hapësirë

Një çështje tjetër e re është hapësira. Në gusht, Trump tha se SHBA do të ngrinte një “Komandë Hapësinore” të re për të luftuar kërcënimet ruse dhe kineze në orbitë.

Përpara samitit, Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg tha: “Nato nuk ka ndërmend të vendosë armët në hapësirë. Ne jemi një aleancë mbrojtëse”. Drejtuesit e NATO-s do të kenë një shans të flasin për këtë zhvillim zyrtarisht në Londër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tensione të brendshme, rreziqe të jashtme

70 vjet NATO! A ka arsye për të festuar?

Nga Project Syndicate

70 vitet e progresit të Kinës