MENU
klinika

Formula 1

Skuderia Ferrari “mbyll derën” për dy pilotë

31.12.2019 - 17:13

Mattia Binotto, drejtori sportiv i Ferrarit, duke folur për të ardhmen e makinës italiane, ka vënë “pikat mbi i” në lidhje me pilotin e dytë të “kokëkuqes”.

Ferrari konfirmoi Charles Leclerc si pilotin e tij deri në vitin 2024, por ende nuk dihet se kush do të jetë shoku i tij i skuadrës. Duke përmendur emrin e Alonsos, Binotto tha:

“Kemi biseduar, por ai nuk bën më pjesë në planet tona. Nuk mendoj se do të kemi një rikthim të Fernando edhe pse bëhet fjalë për një kampion të madh”.

Për të ardhmen e Ferrarit ka folur edhe Loius Camilleri, një nga drejtuesit e makinës italiane. Ai ka deklaruar se edhe Max Verstappen nuk ka vend të makina italiane. “Një pilot që thotë se Ferrari mashtron, nuk ka asnjë shans të vijë këtu”, – u shpreh Camilleri.