MENU
klinika

"Kusht thelbësor"

Soreca takon Çuçin: Të bëhet shpejt vlerësimi i nevojave pas tërmetit!

06.12.2019 - 17:07

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, ka takuar sot ministrin fuqiplotë për tejkalimin e fatkeqësisë natyrore, Bledi Çuçi.

Në një postim në “Twitter”, ambasadori Soreca bën me dije se në takimin me Çuçin është diskutuar për të nisur sa më shpejt përgatitjet e vlerësimit të nevojave, pas fatkeqësisë.

foto galeri

Ky është një kusht për të planifikuar si duhet përpjekjet e rindërtimit, përfshirë konferencën e donatorëve, sipas tij.

“Sot takova Ministrin Bledi Çuçi, së bashku me United Nations Albania dhe World Bank, për të nisur sa më shpejt përgatitjet e vlerësimit të nevojave pas fatkeqësisë. Ky është një kusht thelbësor për të planifikuar si duhet përpjekjet e rindërtimit, përfshirë konferencën e donatorëve”, shkruan ambasadori Soreca.