MENU
klinika

Inspektimet në Kavajë

Spiropali: Pranë qytetarëve për të siguruar që çdo objekt do inspektohet

07.12.2019 - 19:08

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ishte sot në Kavajë, ku u inspektuan godinat e prekura nga tërmeti.

Gjatë këtij inspektimi ishte edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe ambasadori i Rumanisë, Mircea Perpelea.

Sot në Kavajë me Taulantin, Arbenin dhe Redin për të inspektuar bashkë me ambasadorin e Rumanisë Mircea Perpelea dhe ekipin e inxhinierëve rumunë, godinat e prekura nga tërmeti”, u shpreh Spiropali.

Spiropali gjithashtu u shpreh se jemi pranë qytetarëve për të siguruar që çdo objekt do inspektohet, pra ecim përpara, por pa lënë askënd pas.

Pranë qytetarëve për të siguruar që çdo objekt do inspektohet dhe çdo hall do adresohet”, tha Spiropali.

Ekipet e inxhinierëve shqiptarë dhe të huaj po vijojnë inspektimet në çdo banesë dhe pallat në zonat e prekura nga tërmeti, për të parë shkallën e dëmtimit të tyre dhe për të përcaktuar tek cila kategori dëmtimi hyjnë.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore