MENU
klinika

Vllaznia në Ligën Ballkanike

Sporti shqiptar rinis me lutje për Shqipërinë

04.12.2019 - 20:14

Janë rikthyer zyrtarisht aktivitetet sportive për Shqipërinë. Ishte Vllaznia në basketboll për meshkuj që luajti sot ndaj bullgarëve të Academic Bultex, por ndeshja u hap me një banderolë domethënëse nga të dy ekipet.

Sa i përket ndeshjes, bullgarët e Akademic kanë rezultuar shumë të fortë për Vllazninë në ndeshjen e radhës të vlefshme për Ligën Ballkanike, atë të zhvilluar pasditen e sotme në Plovdiv të Bullgarisë.

Vendasit kanë fituar me rezultatin 91-74, duke regjistruar fitoren e radhës, ndërkohë që shkodranët pësojnë humbjen e tretë në katër ndeshjet e luajtura këtë edicion të Ligës Ballkanike.

Perioda e parë është mbyllur në shifrat 31-19, ndërkohë që dy ekipet kanë shkuar në pushim me rezultatin 45-35. Diferencat ka ardhur duke u thelluar dhe e treta mbyllet 70-50, ndërkohë që i gjithë takimi mbyllet me diferencë prej 17 pikësh në favor të bullgarëve.