MENU
klinika

Handke, një turp!

Srebrenica zgjon nga “ëndrra” Akademinë Nobel

10.12.2019 - 17:40

     Në ditën kur mbahet ceremonia e dorëzimit të Nobelit të Letërsisë, shoqatat e myslimanëve të Bosnjës i dërguan akademisë suedeze një mesazh të qartë me një pankartë gjigante të vendosur në zemër të Sarajevës, ku janë shkruar fjalët “Turp t’ju vijë”.

Ato kanë denoncuar vendimin që çmimi prestigjoz t`i jepej shkrimtarit austriak, të shumëpërfolur për qëndrimin proserb dhe mbështetjen e Sllobodan Milosheviçit.

Përzgjedhja e Akademisë Suedeze, e njoftuar në tetor, shkaktoi zemërim në Ballkan dhe më gjerë.

 

Autori 77-vjeçar do ta marrë çmimin nga Mbreti i Suedisë Carl XVI Gustaf, gjatë një ceremonie zyrtare me laureatët e tjerë të këtij viti, një event që do të pasohet nga një mbrëmje gala, ku do të marrin pjesë më shumë se 1 200 të ftuar nderi e që me sa duket, do të pritet me protesta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nobel për mbështetësin e Millosheviçit

I tronditur, Pacolli thërret shqiptarët në peticion


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit