MENU
klinika

"554 familje s’mund të kthehen në banesa, ne do paguajmë…"

Strehimi i banorëve në Tiranë, Rama jep shifrat

05.12.2019 - 21:02

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ishte i pranishëm sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ndërsa tha se qeveria në koordinim të ngushtë më bashkinë ka vendosur që  të mbështesë financiarisht familjet e prekura nga tërmeti.

Ai tha se janë 554 familje që sot nuk mund të kthehen në shtëpitë  e tyre, ndërsa shtoi faktin se ato do të marrin trajtim financiar për qira në shifrën 100%. Mes tjerash, Edi Rama nënvizoi faktin se është gati edhe skema e riparimeve për godinat e padëmtuara në strukturë nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Erdha për të shfrytëzuar këtë mbledhje të këshillit bashkiak edhe  për faktin që me ndihmën e qeverisë, këshilli juaj sot mund të miratojë për 554 familjet e para që janë të prekura drejtpërdrejt dhe nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre në një skemë që e kemi dakordësuar me kryetarin e bashkisë dhe do ta aplikojmë edhe në bashkitë e tjera ku ka problematikë të ngjashme me perimetrin e gjendjes së emergjencë së fatkeqësisë natyre, që janë për një vit. Pra me këtë masë, që tani 60% e familjeve të pastreha, për shkak të tërmetit mund të futen në shtëpi të re. Pra, qiraja mbulohet 100 nga ne. Ndërkohë më vjen mirë që do kalojë procedura e vecantë për riparimet në mënyrë që lejet e riparimeve të kenë procedurë të përshpejtuar. Çdo projekt i meremetimeve të garantohet jo nga një por nga tre inxhinierë të licensuar, në mënyrë që bashkia ta japë lejën e meremetimit brenda 24 orësh mundësisht për vetë firmat, sepse janë ato që duhet ti bëjnë.”-tha Rama.

Shefi i qeverisë pohoi gjithashtu se 3 godina në “Qytetin Studenti” do të prishen për t’i hapur rrugë  ndërtimit të Kampusit Universitar, ndërsa tha se banorët që jetojnë aktualisht aty, do të lënë dhomat për t’u strehuar në një apartament në kryeqytet.

“Unë e konsideroj me vend edhe vendimin  për prishjen e atyre tre konvikteve gangrenë në Qyteti Studenti, ku pas një zaptimi 30-vjeçar ka ardhur koha që ata që janë brenda të largohen. Të largohen bashkë me mburojat e tyre politike, që ju vetëofrohen në formën e ish-deputetëve për ti marrë në mbrojtje. Siç e kam thënë edhe për gjëra të tjera edhe për projektin e Kampusit Universitar ne nuk kemi ndryshuar as vendim dhe as mendim.

Pra Kampusi Universitar do të ndërtohet. Ato familje aty 30 vjec boll, nuk do hidhen në rrugë, por do marrin qiranë si të tjerët dhe do lënë dhomën në Qyteti Studenti për të marrë një apartament në kryeqytet”-shtoi Rama.