MENU
klinika

Gola dhe asiste

Sulmuesi shqiptar zgjidhet lojtari i javës në Kroaci

05.12.2019 - 11:52

Ishte një javë shumë e suksesshme për futbollistët shqiptarë që luajnë në Kroaci, më saktë te Lokomotiva e Zagrebit. Gola, asiste dhe titullarë në fushë, shqiptarët kanë marrë vlerësimet e radhës.

Uzuni, Tuci, Mersinaj, Çokaj, Marku dhe Kastrati po luajnë rregullisht dhe javë pas jave po vlerësohen me notat më të larta. Fundjavën e shkuar, Kastrati dhe Uzuni shënuan dhe golat e tyre ia dedikuan Shqipërisë, e cila po vuan pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.

Sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni është përzgjedhur njëkohësisht edhe futbollisti i javës në kampionatin kroat. Paraqitja e bërë në javën e fundit, e ka vënë Uzuni në krye të listës duke treguar edhe njëherë vlerat e tij me Lokomotivën.

Sakaq, në formacionin e javës, përveç Uzunit që është vlerësuar me 371 pikë, bën pjesë edhe mbrojtësi Jon Mersinaj. Talenti kuqezi që sezonin e shkuar ishte pjesë e Laçit, e sheh veten në kuotën e 315 pikëve dhe së bashku me Uzunin përfaqësojnë Shqipërinë në këtë formacion.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shënojnë Kastrati dhe Uzuni

Dy gola në Kroaci, dedikim për Shqipërinë