MENU
klinika

Burim të ardhurash për 26% të familjeve shqiptare

Të ardhurat nga emigrantët/ 520 milionë euro për këtë vit

15.12.2019 - 14:07

Remitancat, të ardhurat nga emigrantët, shënuan rritje nëse flasim për tremujorin e tretë të 2019-ës. Këtë vit ato shënojnë nivelin më lartë.

Referuar Bankës së Shqipërisë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dërgesat e emigrantëve janë rritur me 15 milionë euro. Për gjithë 9-mujorin e parë, remitancat arritën vlerën e 520 milionë eurove, në rritje vjetore me rreth 4%.

Sipas ekspertëve kthimi i rritjes së remitancave në vitet e fundit i detyrohet valës së re të emigracionit gjatë viteve të fundit.

Nëse emigrantët e ‘vjetër’ (të viteve ’90) kanë ulur gradualisht lidhjet me Shqipërinë, emigrantët e rinj kanë krijuar ura të reja, që, mes të tjerash, kanë sjellë edhe rritje të remitancave.

Studimi i Bankës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Bankën Botërore, ka treguar se remitancat janë burim të ardhurash për rreth 26% të familjeve shqiptare. Ato kontribuojnë në fusha si: arsimi, shëndetësia, investime, por sidomos në uljen e varfërisë.

Por, përveç kontributit të remitancave, shqiptarët po kërkojnë mundësi punësimi jashtë qoftë në mënyrë të përkohshme apo edhe duke punuar nga Shqipëria.

Të ardhurat nga puna jashtë vendit po bëhen një burim gjithnjë e më i rëndësishëm për ekonominë. Sipas Bankës së Shqipërisë për 9-mujorin e parë të këtij këto të ardhura kishin vlerën e 220 milionë eurove, në rritje me 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Brënda kësaj shume janë përfshirë dhe të ardhurat nga punësimi sezonal i shqiptarëve jashtë vendit ose nga puna në distancë që shqiptarët kryejnë për subjekte që ndodhen jashtë Shqipërisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN