MENU
klinika

Nga The New York Times

Të gjitha rrugët të çojnë në Moskë!

10.12.2019 - 16:02

Kur bëhet fjalë për Donald Trump dhe Rusinë, gjithçka është e lidhur.

Ky është mësimi më i rëndësishëm nga dy ngjarjet e mëdha të të hënës në Capitol Hill, seancat dëgjimore të Komitetit Gjyqësor për hetimin e Presidentit Trump dhe publikimi i raportit të FBI për lidhjet midis fushatës së Trump dhe qeverisë ruse.

Njëra nga këto përfshinte zgjedhjet e vitit 2016. Tjetra përfshin zgjedhjet e vitit 2020.

Të dyja tregojnë versione të së njëjtës histori: Trump varet nga ndërhyrja ruse për ta ndihmuar atë të fitojë presidencën.

Ai i kërkoi rusëve të ndërhynin në vitin 2016, duke bërë thirrje të hapur për Rusinë që të hakonte postën elektronike të kundërshtares së tij. Por ai ishte vetëm kandidat atëherë. Tani që Trump është president, ai po ushtron kompetencat e jashtëzakonshme të postit të tij për të arritur të njëjtin qëllim.

Ky është pikërisht lloji i abuzimit të pushtetit prej të cilit të gjithë amerikanët i frikësohen, dhe kjo është arsyeja pse liderët demokratë po presin me padurim hetimin.

Ndërkohë, të thuash të vërtetën, ose ta pranosh atë, është një aftësi që gjithnjë e më shumë s’ka lidhje me republikanët.

kolana e librave

Këto janë gabime serioze dhe në disa raste alarmante dhe do të jenë shqetësuese për çdo njeri, e jo më për njerëz të lidhur ngushtë me fushatën presidenciale.

Republikanët thjesht po kërkojnë gjithçka që do të mbrojë presidentin e tyre nga hetimi.

Pra gjithçka është e qartë. Nëse Trump bashkëpunoi me rusët për të fituar në 2016 apo me një lider të ri të dobët, i cili është në luftë me Rusinë, për të fituar zgjedhjet në vitin 2020, ai bëri pikërisht atë që kolegët e tij kishin frikë, bëri gjithçka, shkeli parimet, i uritur nga pushteti, për të mbajtur postin e tij.

Kjo është arsyeja pse parashikohet hetimi në Kushtetutë, dhe kjo është arsyeja pse ligjbërësit që kujdesen për Republikën dhe mbijetesën e saj duhet ta përdorin atë.

Jesse Wegman është një anëtar i bordit redaktues, ku ai ka shkruar për Gjykatën Supreme dhe çështjet juridike kombëtare që nga viti 2013.

Përkthyer dhe përshtatur nga The New York Times/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


1,1 miliardë euro në vit për fake news

BE: Rusia, burimi kryesor i dezinformimit në Evropë

Norbert Röttgen/ The Guardian

BE duhet të bashkohet kundër Rusisë!

Haradinaj flet për “Zërin e Amerikës”

“Nuk fshihem pas SHBA-së, kur bëj punë të liga”