MENU
klinika

Gjithçka nisi për…

Tentoi të vrasë dy qytetarë, pranga 27-vjeçarit të rrezikshëm

31.12.2019 - 12:58

Policia ka arrestuar një 27-vjeçar nga Shijaku, i cili sic bëhet me dije nga efektivët e policisë pas një sherri për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me armë dy persona që po udhëtoni me një makinë tip “Peugeot”.

Njoftimi i Policisë së Durrësit:

Specialistët kundër krimeve ndaj jetës dhe lirisë së personit në Drejtorinë Vendore Durrës bënë ndalimin e shtetasit I. B., 27 vjeç, banues në Shijak. Ky shtetas, më datë 29.09.2019, në Shijak, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasit F. K. dhe Xh. K., banues në Shijak, të cilët kanë qenë në mjetin tip Peugeot, pa targa. Nga të shtënat me armë zjarri pati vetëm dëmtime materiale të mjetit.

kolana e librave

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Armëmbajtja leje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.