MENU
klinika

Një këshillë Ramës e Bashës për krizën

Tërmeti/ Ambasadori serb: Ishim dëshmitarë të rezultateve të tmerrshme

11.12.2019 - 20:00

Kryeministri Edi Rama mblodhi këtë mbrëmje ambasadorët e huaja në vendin tonë, në një takim të fundvitit, ku i falënderoi dhe vlerësoi me medalje të gjithë ata që dhanë kontribut të madh pas tragjedisë së 26 nëntorit, me ekipet e kërkim-shpëtimit.

Mes tyre ishte dhe ambasadori i Serbisë në Tiranë, Miroljub Zarić, i cili tha se kjo pritje e është ndryshe, pasi Shqipëria u godit nga një tërmet i tmerrshëm.

“Kjo pritje e fundvitit është ndryshe, pasi Shqipëria u godit nga një tërmet i tmerrshëm. Përsërisim edhe njëherë ngushëllimet më të ndjera për të gjithë shqiptarët. Si banorë të Tiranës, ne ambasadorët e huaj, kemi qenë dëshmitarë të rezultateve të tmerrshme që pamë nga kjo fatkeqësi natyrore.

U mrekulluam nga niveli i lartë i solidaritetit që shprehën shumë e shumë shqiptarë. Vendet tona dhe organizatat ndërkombëtare reaguan menjëherë. Dëshirojmë që në vijim t’i eliminojmë këto dëme dhe të ndërtojmë shumë ndërtesa e shtëpi në zonat më të prekura, Durrës, Tiranë e Lezhë. Mund të mbështeteni te ne për këtë.

Në 2019 pritej të kishte zhvillime të mëdha, si çelja e negociatave, por fatkeqësisht kjo nuk ndodhi. Megjithatë, ne jemi të kënaqur me arritjet që ka bërë Shqipëria në shumë fusha, si në ekonomi, përmirësimin e kushteve të jetesës, në drejtësi me rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Shqipëria ka perspektivë të qartë sa i përket integrimit.

Por, më shumë bashkëpunim mes mazhorancës dhe opozitës, si parakusht për përshpejtimin e integrimit. Ne shpresojmë që të gjithë politikanët do fillojnë të punojnë së bashku, që në vitin e ardhshëm të jepet një kontribut për rrugën drejt BE. NE shpresojmë që të arrihet në gjysmën e parë të 2020 çelja e negociatave, sepse këtë e duan shqiptarët. Përparimi dhe ecuria e Shqipërisë janë të rëndësishme për gjithë rajonin.

Ndërkombëtarët kanë ndjekur nga afër çdo gjë që ka të bëjë me Shqipërinë. Perceptimi ynë është i ndryshëm, por përparësi kryesore kemi synimin për ta ndihmuar vendin tuaj”, tha ambasadori serb.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN