MENU
klinika

Çfarë premtoi Çuçi?

Tërmeti/ Bonus qiraje deri në 2021

20.12.2019 - 14:04

Të gjithë banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit do të përfitojnë bonus qiraje deri në vitin 2021. Ministri për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, Bledi Çuçi, e deklaroi këtë gjatë një vizite në Manëz të Durrësit.

“Nga sot kushdo shkon dhe merr shtëpinë me qira dhe jeton me qira. Ne do të garantojmë qiranë deri në maj 2021 të gjithë njerëzve që u është prishur dhe bërë e pabanueshme banesa”– tha Çuçi.

Çuçi i premtoi banorëve se shumë shpejt një grup i veçantë do të nisë vlerësimin përfundimtar të godinave të dëmtuara.

“Më vonë do të vlerësohen më me thellësi pjesa e pallateve, janë të gjitha para 1990. Të vlerësohen nëse duhen prishur apo riparohen. Do të vijë një grup i posaçëm për të parë vetëm ndërtesat që grupi i parë i ka konstatuar të pabanueshme për tu prishur. Për të marrë një vendim përfundimtar do të vijë një grup i posaçëm”– vijoi ministri.

Në përfundim të këtij procesi do të përgatitet raporti përfundimtar, që i hap rrugë mbajtjes së konferencës së donatorëve dhe më pas programit të rindërtimit.