MENU
klinika

"Pasojat janë shkatërrimtare"

Tërmeti godet Shkafanën në Ishëm/ Meta: Do bëjmë gjithçka

01.12.2019 - 15:49

Presidenti Ilir Meta ishte sot në Shkafanen të Ishmit, ku edhe kjo zonë është prekur nga tërmeti.

Kreu i shtetit thotë se pasojat për shtëpitë e shumë banorëve të kësaj zone kanë qenë shkatërrimtare.

“Tërmeti ka goditur rëndë dhe Shkafanen në Ishëm, me pasoja shkatërrimtare për shtëpitë e shumë banorëve të kësaj zone.

Të bëjmë gjithçka për të kaluar këto momente tepër emergjente deri në tejkalimin e gjendjes së jashtëzakonshme”– shkruan në Facebook, Meta.