MENU
klinika

Mbështetja ndaj operacioneve

Tërmeti/ Kryqi i Kuq Kinez financon me 100 mijë dollarë

10.12.2019 - 13:22

Kryqi i Kuq Kinez dhuron 100 mijë dollarë në ndihmë të familjeve të dëmtuara nga tërmeti.

Kryqi i Kuq Kinez mbështeti Kryqin e Kuq Shqiptar në këtë operacion.

Sot në Selinë e Kryqit të Kuq Shqiptar u organizua një takim ndërmjet Ambasadorit të Republikës Popullore të Kinës Zhou Ding dhe Presidentit të Kryqit të Kuq Shqiptar, Ylli Alushi.

Duke i dorëzuar aktin e dhurimit të një shumë prej 100 000 USD Presidentit të Kryqit të Kuq Shqiptar, ambasadori kinez shprehu solidaritetin e popullit dhe të qeverisë kineze, dhe të Kryqit të Kuq të Kinës në këto ditë të vështira për popullin shqiptar.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Kjo ndihmë e Kryqit të Kuq Kinez është vazhdim i mbështetjes në vite për Kryqin e Kuq Shqiptar, si shenjë e frymës miqësore e humane të popullit kinez ndaj popullit shqiptar.

Duke marrë këtë donacion, presidenti Alushi tha se “Në çdo fatkeqësi që ka goditur vendin, populli kinez është ndodhur pranë popullit shqiptar. Ne e vlerësojmë pa masë ndihmën e dhënë Kryqit të Kuq Shqiptar, si një akt vlerësimi dhe besimi për shoqatën tonë. Organizimi i ndihmës deri te përfituesi konkret do të jetë pjesë e një procesi trasparent.”

Presidenti i Kryqit të Kuq Shqiptar falënderoi përzemërsisht ambasadorin kinez, dhe nëpërmjet tij qeverinë kineze dhe Kryqin e Kuq Kinez për këtë mbështetje të vyer dhënë shoqatës në këto ditë të vështira për popullin shqiptar.