MENU
klinika

VIDEO/ "Situata e vështirë por jo e pashpresë"

Tërmeti/ Meta me Bebe Rexhën në një nga familje në Ishëm

02.12.2019 - 17:35

Presidenti Meta së bashku me këngëtaren me famë botërore, Bebe Rexha po vizitojnë Bizën në Ishëm.

Së bashku ata po vizitojnë edhë një nga familjet e prekura rëndë nga tërmeti në Bizë (Ishëm).

“Shumë falemiderit këngëtares me famë botërore që i ka kushtuar kohën e saj kësaj gjendje në shqipëri duke përcjellë opinionit ndërkombëtar krizën në të cilën ndodhet vendi. Shumë faleminderit Bebe që ndodhesh për të ndarë me ne solidaritetin tënd, dhe përmes këtij solidariteti do të kapërcejmë këtë situatë të vështirë por jo të pashpresë”, tha Meta.


Këngëtarja tha se është krenare për origjinën e saj dhe shumë e lutmur që po ndihmonte një tjetër familje ndërsa ka bërë apel ndaj çdo shqiptari të kontribuojnë dhe të ndihmojnë familjet shqiptare.

“Jam shumë krenare që jam shqiptare dhe jam e lumtur që po ndihmoj një tjetër familje. Jemi të fortë. Jam krenare që jam shqiptare dhe jam krenare që po ndihmoj shqiptarë të tjerë.

Të gjithë shqiptarët nëpër botë, ky është momenti ku mund të kontribuojnë dhe të ndihmoni familjet shqiptare. Të ndihmoni njerëzit tanë që të ndërtojnë një shtëpi dhe të kenë një jetë më të mirë.”, tha Bebe Rexha.