MENU
klinika

"Na ndihmuan dhe na mësuan shumë"

Tërmeti/ Meta takon ekipin nga Izraeli

12.12.2019 - 09:39

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka takuar mbrëmjen e djeshme ekipin nga Izraeli.

Ai vijon të verifikojë banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në “Facebook”, kreu i shtetit thekson se  ekipi nga Izraeli ka dhënë një kontribut të madh për Shqipërinë në këto ditë të vështira.

foto galeri

Postimi i Metës:

“Kënaqësi e veçantë të bisedoja mbrëmë në Durrës me ekipin e mrekullueshëm izraelit që ka bërë një punë të shkëlqyer gjithë këto ditë në ndihmë të institucioneve tona dhe komuniteteve të prekura rëndë nga pasojat e tërmetit tragjik. Ata jo vetëm na ndihmuan shumë, por edhe na mësuan shumë! Falënderoj ambasadorin e Izraelit, Noah Gal Gendler për kontributin e çmuar që po jep në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve tanë. ?????”-shkruan Meta.