MENU
klinika

Në pranga drejtorë dhe zyrtarë

Tërmeti shkatërrimtar, valë arrestimesh në Durrës

14.12.2019 - 09:18

Tërmeti i 26 nëntorit, që mori 51 jetë njerëzish ka sjellë arrestimet e para.

Një valë arrestimesh kanë nisur në qytetin e Durrësit, një nga qarqet më të prekura nga tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës rihter.

Deri më tani janë lëshuar disa urdhra arreste, ndërsa ka dhe të shoqëruar, që lidhen me hetimet për vënien para drejtësisë të përgjegjësve sa i takon sigurisë së godinave.

Po ashtu bëhet e ditur se mes të arrestuarve është dhe drejtori Ahmet Doda i Kavalishensës si dhe një zyrtar i lartë i shtëpisë së pushimit të oficerëve në Durrës.

Kujtojmë se Prokuroria e Durrësit ka nisur, që më datë 29 nëntor, çështjen penale që i referohet tërmetit të 26 nëntorit, ku pas shembjes së disa ndërtesa humbën jetën 25 persona.

Çështja në fjalë është regjistruar për veprat penale, “Ndërtim pa leje” dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 199/a, 3 dhe 248 të Kodit Penal.