MENU
klinika

"Do bëjmë çmos..."

“Transparencë për të gjitha fondet e mbledhura”

01.12.2019 - 16:01

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë pasdite Komitetin Kombëtar të Rindërtimit.

Mbledhja drejtohet nga Kryeministri Rama dhe përbëhet nga qeveria, organizatat humanitare, Akademia e Shkencave, Universiteti, Sipërmarrja, Bankat, Inxhinierët, Arkitektët&Urbanistët, në tryezën e Këshillit të Ministrave.

“Buxheti i shtetit, ajo pjesë që do të vendoset në funksion të programit, duhet të jetë i monitoruar nga transparenca.

Po ashtu edhe fondet e mbledhura nga organizatat e solidaritetit, edhe pjesët e dhuruara nga miqtë e Shqipërisë, duhen shpërndarë me transparencë.

Do doja të ishte këtu edhe opozita dhe janë të mirëpritur, pasi këtu nuk kemi çfarë të ndajmë, por ajo që do doja të ndanin me mua është barra kolosale e kësaj sfide, për të garantuar sukses. Nuk është e thënë se nëse ke fondet, ke dhe suksesin, nëse nuk arrin të organizohesh si duhet.

Duhet të bëjmë çmos të ulim më maksimum shfaqjet sporadike”– theksoi Rama.

“Unë propozoj gjithashtu që të gjitha fondet e mbledhura nga organizata, ndihmat humanitare, financimet e shteteve partnere dhe miqve të tjerë të mirë të shtetit tonë të mblidhen të gjitha së bashku në një mënyrë transparente duke krijuar kështu një buxhet të vetëm, që do të përdoren vetëm për qëllimin e rindërtimit.” – u shpreh kryeministri gjatë mbledhjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Për të mbrojtur shëndetin e të dëmtuarve

AKU kontroll të rreptë tek të gjitha produktet ushqimore

Mblidhet Komiteti Ndërkombëtar i Rindërtimit

“Problem i madh është financimi i gjithë operacionit”


Financial Times/ Çfarë e mban globalizmin në këmbë?

Si bota mbetet e hapur për biznes

Financial Times/ Blerësit në Evropë dhe SHBA duhet të presin më gjatë për furnizimet

Kriza energjetike e Kinës kërcënon zinxhirin global të furnizimit