MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 14

Teuta ndëshkon Skënderbeun në limite

08.12.2019 - 18:58

Goli në fundin e takimit djeg shumë për kundërshtarin, por për vendasin kthehet në festë. Kështu ka ngjarë në ndeshjen e fundit në Superligë me Teutës dhe Skënderbeun, që është vendosur në fund me rezultatin 1-0.

Skënderbeu bëri shumë pak ndaj vendasve, duke i lënë kontrollin e lojës për pjesën më të madhe të sfidës dhe dukej i kënaqur me një barazim.

Por në fund ishte Teuta që fitoi me një roveshatë të devijuar të Vilës, duke marrë 3 pikët, që iu deshën nga kjo ndeshje edhe për arsye jashtë futbollit.

TEUTA-SKËNDERBEU 1-0

90′ L. Vila

Teuta: Frashëri, Kuros, Arapi, Hoxha, Todorovski, Avdyli, Gashi (46′ Vecaj), Aleksi, Çyrbja (25′ L. Vila), Nikaç, E.Vila (75′ Beqja). Trajner: Bledi Shkëmbi

Skënderbeu: Koliçi, Meksi, Dita, Pollozhani, Pëllumbi, Daja, Esien (68′ Taipi), Gripshi (81′ Elezi), Ndeki, Bregu, Krasniqi (85′ Oto Xhon). Trajner: Ilir Daja

Kartonë të verdhë: Gashi, Aleksi, Arapi, Beqja / Dita, Esien, Daja, Pollozhani, Meksi, Pellumbi

Gjyqtar: Kreshnik Bajramaj

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, Java 14

Laçi nuk gabon, vetëm 3 pikë larg kreut