MENU
klinika

"Që ta mbaj mendjen, mos ma shtyni ju kaq shumë"

“Thanë se u shemb urgjenca, babai vdiq rrugës”, Rama: Këta janë kriminelë

02.12.2019 - 16:39

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në zonën e ish-Kënetës në Durrës ku është takuar me banorët dhe më pas me ekipet e huaja që kanë ardhur për të asistuar në evidentimin e dëmeve.

Një qytetar i ka treguar kryeministrit se ka humbur të atin pas lajmeve se ishte shembur urgjenca e spitalit të Durrësit. Ai tha se e kishin nisur me urgjencë në Berat dhe kishte ndërruar jetë gjatë rrugës por se tani nuk japin arsyen e vdekjes.

Rama i ka premtuar se do ta zgjidhin këtë problem e nga ana tjetër teksa lëvizte rrugës i shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka shpërthyer ndaj mediave duke i cilësuar kriminelë.

Qytetari: Ka vdekur rrugës. E morëm nga Durrësi për ta çuar në Berat.
Nuk japin arsyen e vdekjes, andej e panë të ambulancës na thanë këtu ka mbaruar. Unë varrimin ia kam bërë babait. Rruga tjetër është veç me zhvarros.

Rama: E zgjidhim bashkë. Keni ndonjë hall tjetër?

Banorët: Siguria, nuk futemi dot në pallat.
Banori: Na janë prishur të gjitha hyrjet, motra, vëllai këtu i kishim.

Banorët: Po na vjedhin.
Rama: E di sa janë 10 mijë, janë më shumë se ushtria shqiptare. Tani flisni kot.

Rama: Që ta mbaj mendjen, mos ma shtyni ju kaq shumë.
Rama: Iu çanë muret iu shpëtoi babai, e marrin e çojnë në spital pastaj nga spitali i Durrësit në Berat e iu vdes rrugës. Këta janë kriminelë. Në këto kushte, në këtë moment në vend që të mendojnë dy herë kur flasin, në vend t’i lënë kur të mbarojë kjo faza debatet, non stop nëpër portale, non stop nëpër kanale. Kjo është historia.