MENU
klinika

Njoftimi i klubit bardheblu

Tirana konfirmon zyrtarisht trajnerin

28.12.2019 - 16:56

U lakuan shumë emra trajnerësh për të marrë drejtimin e klubit, por nigeriani Emanuel Egbo është konfirmuar në krye të Tiranës.

Ka qenë klubi i cili nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale ka zyrtarizuar marrëveshjen me nigerianin deri në fund të sezonit.

Kështu, fitorja pas pesë viteve në derbi ndaj Partizanin, triumfi me Flamurtarin në shtëpi e më pas suksesi në transfertë me Laçin, dhanë efektin e tyre dhe kanë bërë që trajneri të fitojë besimin e plotë të presidentit Refik Halili.

Duket se Egbo ka gjetur edhe harmonizimin e duhur me futbollistët, të cilët në këto tre ndeshje me të në krye kanë shfaqur grintë dhe dëshirë për të marrë maksimumin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Flet edhe Halili me trajnerët Egbo e Lerda

Tirana fitoi pas 5 vitesh, Demi: Keqardhje për tifozët

Bardheblutë gëzojnë në limite

Tirana thyen Partizanin pas 18 ndeshjesh derbi