MENU
klinika

Pas largimit të Ahmatajt

Tirana tregon trajnerin që do ta drejtojë në derbi

10.12.2019 - 17:41

Tirana nuk gjen qetësi në prag të derbit, por sot ka marrë një vendim sa i takon ndeshjes me Partizanin. Emanuel Egbo do të drejtojë ekipin në derbi. Trajneri i portierëve te Tirana është vënë provizorisht trajner i parë i ekipit, deri në një zgjedhje parësore nga klubi.

Pas largimit të Julian Ahmatajt, klubi bardheblu ende nuk ka zgjedhur pasuesin e elbasanasit, edhe pse emrat janë të shumtë. Magani, Gega, Devolli, Starova, Ramadani, apo një rikthim i Memës, dhe ende nuk ka një vendim përfundimtar.

konica sportkonica sport mobile

ardi mema dhe egbo

Nuk është çudi që Egbo të qëndrojë edhe deri në fund të dhjetorit si trajner i parë, për të menduar pastaj për një emër përfundimtar që do marrë “timonin” e anijes bardheblu.

Gjithsesi, mbetet për t’u parë si do shkojë situata te Tirana, por me shumë mundësi, në derbin e së premtes, do të jetë Egbo ai që do ketë “frenat” e ekipit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN