Me mbylljen e vitit shtohet edhe ankthi për një pjesë të mirë të futbollistëve në merkaton e dimrit, sidomos atyre që u skadon kontrata në verë dhe nuk kanë rinovuar.
Rregullorja e FIFA-s tashmë i lejon ata të negociojnë me klube të tjera dhe jo vetëm. Ato klube që i zotërojnë aktualisht të drejtat e tyre e dinë se mund të fitojnë diçka në janar, ndryshe do t’i humbasin falas gjashtë muaj më vonë.
Ekziston një varg i rëndësishëm yjesh, që gjenden në këtë situatë, deri në atë pikë sa të formojnë një top-formacion, që mund të luftonte për gjithçka.
Ne po rendisim 11 emra, të cilëve, duke gërmuar ndër lojtarët që iu mbaron kontrata qershorin e vitit 2020, mund t’iu shtohen edhe të tjerë, me siguri.
FORMACIONI (4-4-2): Nubel, Meunier, Thiago Silva, Garay, Vertonghen – Matuidi, Willian, David Silva, Eriksen – Cavani, Mertens.
Nëse këtij formacioni i duhet edhe një stol rezervash, atëherë emrat që të vijnë në mendje janë: Pedrito, Banega, Fernandinho, Kurzawa, Bailly, Matic, Mario Gotze, Alley, Lallana, Giroud apo Fraser.