MENU
klinika

Premier League, java 20

Tottenham ngec kur nuk duhet, rikthehen “Dhelprat”

28.12.2019 - 20:36

Tottenham ka ngecur pikërisht kur nuk duhej, me vendin e fundit të Premier League, duke barazuar 2-2 me Norwich. Ndërkohë, Leicester fiton 2-1 në transfertë ndaj West Ham.

Ndeshja nisi më mirë për vendasit, të cilët kaluan në avantazh pas 18 minutash me anë të Vrancic, i cili përtoi nga një gabim i Foyth. Norwich gjeti edhe golin e dytë në të 33-tën, por Pukkit iu prish festa nga sistemi VAR.

Fraksioni i dytë nisi mirë për të besuarit e Mourinhos, pasi në minutën e 55-të Christian Eriksen ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi, duke barazuar shifrat.

Sidoqoftë, nuk ishte e thënë për Tottenham. Aurier shënoi në portën e tij në të 61-tën, pas një mosmarrëveshje me Alderweireld, duke rikthyer festën te vendasit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN