MENU
klinika

“Kemi në dorë vetëm dashurinë..."

Tragjedia e tërmeti/Ardit Gjebrea përlotet live në emision

01.12.2019 - 14:36

Ardit Gjebrea e ka nisur sot emisionin “E Diela Shqiptare” me një mesazh kurajues në këto momente të vështira pas tërmetit që shkaktoi 51 viktima.

Moderatori i njohur u prek në studio teksa fliste për këtë situatë të ndjeshme në Shqipëri dhe dha një mesazh tepër të rëndësishëm.

Ai kërkoi nga të gjithë ata që e dëgjonin, të reflektojnë dhe të thonë më shpesh “të dua”, pasi jetën nuk e kemi ne në dorë:

“Kemi në dorë vetëm dashurinë. Bëni gjithçka po sigurohuni që aty brenda të ketë dashuri. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë nesër. Kë ke afër tani, shihe me dashuri dhe themi bashkë ‘të dua’ sepse ne e kemi në dorë të vetmen dashurinë”, u shpreh moderatori.

Aktualisht Gjebrea po organizon festivalin “Kënga Magjike”, i cili këtë vit do të ketë misionin e vetëm për t’u ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti.