MENU
klinika

Reja i jep fanellë përkujtimore

Trajneri ynë nderon Hamsik, sllovaku përlotet

10.12.2019 - 22:26

Dje ishte në Shqipëri për të fiksuar detajet e fundit të kontratës në kry të Kombëtares shqiptare për 4 vitet e ardhshme, ndërsa sot Edy Reja ishte i pranishëm në ndeshjen Napoli-Genk (4-0).

Kishte një arsye të fortë, pasi në pushimin e ndeshjes, Reja i ka dorëzuar Marek Hamsik, ish-kapitenit të Napolit, një fanellë përkujtimore.

konica sportkonica sport mobile

Reja ishte trajneri i parë i Hamsik në radhët e Napolit e kësisoj klubi vendosi që ai të ishte personi që të bënte këtë nderim për mesfushorin, i cili nuk u ka thënë kurrë lamtumirë tifozëve, pavarësisht largimit në Kinë.

Një moment i veçantë, ku Hamsik nuk ka mbajtur dot emocionet, pasi është përlotur, duke parë në ekran disa nga momentet kryesore të karrierës së tij në këtë klub.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Intervista e trajnerit të Kombëtares

Edy Reja “fal” Taulant Xhakën, për Grezdën…