MENU
klinika

Trenat s'punojnë se s'ka karburant

Transporti ajror, preferenca e ‘detyrueshme’ e shqiptarëve

27.12.2019 - 18:06

Transporti ajror është më i preferuari për shqiptarët. Një fakt i tillë është konfirmuar edhe nga Instituti i Statistikave, ku referuar shifrave zyrtare për 11 mujorin e vitit 2019 ka pasur një rritje me 12,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Koha më e shkurtër e udhëtimit, rehatia, por edhe për faktin se shpesh është një zgjidhje e “detyruar” për të përshkruar distanca më të largëta, e ka shndërruar transportin ajror në numrin “një” për shqiptarët, përtej çmimeve të kripura të biletave.

“Në muajin Nëntor 2019, transporti ajror i pasagjerëve zë 80,2 % të transportit gjithsej. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në njëmbëdhjetëmujorin 2019 është 3.066.488 pasagjerë, duke u rritur me 12,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, njofton INSTAT.

Në vendin e dytë, renditet transportin detar. Referuar INSTAT, ai ka pësuar një rritje të ndjeshme me 3,5 %, krahasuar me një vit më parë.

“Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare në Nëntor 2019 është 57.335 pasagjerë. Krahasuar me Nëntor 2018, ky tregues është rritur 21,8 %. Në njëmbëdhjetëmujorin 2019, kanë udhëtuar me linjë detare 1.495.495 pasagjerë, duke u rritur me 3,5 %, krahasuar me një vit më parë”, bën të ditur INSTAT.

Nga shifrat zyrtare, transporti hekurudhor është më pak i përdorur, ku mes shumë motive, më kryesor është fakti se Hekurudha Shqiptare ka punuar vetëm dy ditët e para të muajit nëntor për efekt të mungesës së karburantit.

“Numri i pasagjerëve sipas transportit hekurudhor në Nëntor 2019 rezulton me 96,6% rënie krahasuar me Nëntor 2018, për shkak se Hekurudha Shqiptare ka punuar vetëm dy ditët e para të muajit për efekt të mungesës së karburantit”, thuhet në njoftimin e INSTAT.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fluturimi 1929: Gjirokastër-Tiranë

A do rijetëzohet aeroporti i parë shqiptar?


Analiza nga "Project Syndicate"

Bota është ende ‘në flakë’!

Kërkesa të shumta nga të huajt për apartamentet ditore

A i rriti turizmi qiratë?

Nga rritja e tyre tek shpërndarja e bonusit

Ndryshime që do sjellë skema e re e pensioneve