MENU
klinika

Çela inkurajon magjistratët

Tritol makinës së Kuliçit/ “Angazhim maksimal për zbardhjen e ngjarjes”

21.12.2019 - 17:26

Kryeprokurori Olsian Çela bën me dije se kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa thekson se organet e drejtësisë do të angazhohen maksimalisht për vënien para përgjegjësisë të autorëve. 

“Në orët e para të mëngjesit të datës 21.12.2019, në qytetin e Vlorës një sasi eksplozivi është hedhur dhe ka shpërthyer në automjetin e prokurorit Albert Kuliçi, i cili e ushtron këtë detyrë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Aktet e dhunës ndaj magjistratëve, qartësisht synojnë pengimin e funksionimit normal të sistemit të drejtësisë dhe cënojnë rëndë rendin dhe sigurinë publike. Për këto arsye, është i nevojshëm angazhimi maksimal i të gjithë organeve ligjzbatuese për vënien para përgjegjësisë të autorëve.

Prokurori i Përgjithshëm inkurajon të gjithë magjistratët të vazhdojnë të kryejnë me përgjegjësi dhe përkushtim detyrat e tyre kushtetuese dhe i siguron ata se do të kenë mbështetjen e tij maksimale.

Është gjithashtu mjaft e rëndësishme që të gjithë të kontribuojnë në krijimin e një klime normaliteti dhe mbështetjeje ndaj institucioneve të drejtësisë, pasi kjo do të ndihmonte në mirëfunksionimin e shtetit të së drejtës në Republikën e Shqipërisë”shkruan kryeprokurori Çela.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Foto/ Kërkoi burg për Shpëtim Gjikën

Kush është prokurori që iu vendos eksploziv në makinë