Konservatorët e Boris Johnson kanë fituar zgjedhjet e parakohshme duke siguar fitoren më të thellë që nga vitet 80’ të shekullit të shkuar.
Shumica prej afro 79 vendesh më shumë për partinë e Boris Johnson, nënkupton se përfundimisht Britania do të largohet nga Bashkimi Evropian zyrtarisht në 31 janar të vitit të ardhshëm për të filluar procesin e gjatë dhe të vështirë të arritjes së një marrëveshjeje tregtare me BE-në.
Ndërkohë partia Brexit ka marrë vetëm 2 përqind të votave në shkallë kombëtare, sakaq nacionaliste skocez kane arritur fitoren më të madhe në historinë e tyre duke kërkuar akoma më me forcë largimin e Skocisë nga Britania përmes një refenderumi të dytë.
Ndërkohë që udhëheqësja e liberaldemokratëve, partia e tretë humbi edhe në zonën e saj elektorale, ka dhënë menjëherë dorëheqjen, udhëheqësi i opozitës ka thënë se nuk do drejtojë partinë laburiste në zgjedhjet e ardhshme, por do drejtojë procesin e reflektimit të këtij rezultati, duke provuar edhe njëherë se përse britaniket dhe vete simpatizantët e partisë së tij e kane refuzuar.
Ndërkohë që Londra metropolitane dhe kozmopolite, e cila ka qenë kundër Brexit, ka votuar serish për laburistët, duket se në këto zgjedhje ka pasur një rebelim te provincave ndaj asaj që ndodh në politiken britanike.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka uruar Johnson për fitoren në zgjedhjet që u mbajtën dje në Britaninë e Madhe.
“Britania dhe Shtetet e Bashkuara tani do të jenë të lira të bëjnë një marrëveshje të re të tregtisë masive pas BREXIT”, ka shkruar Trump në twitter.
“Urime për Boris Johnson për fitoren e tij të madhe! Britania dhe Shtetet e Bashkuara tani do të jenë të lira të bëjnë një marrëveshje të re të tregtisë masive pas BREXIT. Kjo marrëveshje ka potencialin të jetë shumë më e madhe dhe më fitimprurëse se çdo marrëveshje që mund të bëhej me BE-në. Festoni Boris!”, ka shkruar Trump në Twitter.
Boris Johnson do të kthehet në “Downing Street” me një shumicë të madhe pasi është raportuar se konservatorët kanë marrë shumicën e votave, në zgjedhjet e parakoshme parlamentare të së enjtes.