MENU
klinika

Nga The Washington Post

Trump trajton më keq miqtë se armiqtë!

03.12.2019 - 13:33

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro është quajtur “Trump i Tropikëve” për shkak të stilit të tij agresiv populist.

Të hënën në mëngjes, ai mësoi atë që të tjerët tashmë e kanë kuptuar: Të vetmit njerëz që Trump trajton më keq se armiqtë janë miqtë.

Zgjimi i Bolsonaros erdhi pas potimeve të papritura të Trumpit në Twitter, ku deklaronte se ai do të rivendoste tarifat e çelikut dhe aluminit të importuar nga Brazili dhe Argjentina. Vendet e Amerikës Latine nuk ishin informuar më parë për këtë, dhe as nuk u ishte dhënë ndonjë shenjë se një veprim i tillë mund të vinte së shpejti.

Lista e ish-miqve të Trump, që tani janë armiq, po shtohet.

Trump madje hedh poshtë besnikët e tij, siç është këshilltari i Shtëpisë së Bardhë Kellyanne Conway.

Tani Trump po e trajton Bolsonaron ashtu si ai trajton stafin e tij: Lajmet e këqija vijnë përmes postimeve në Twitter në mëngjes.

Edhe stafi i tij nuk e di se çfarë do të ndodhë. Trump është i paparashikueshëm.  Ndryshimet e shpejta të politikës zgjidhin këto marrëdhënie dhe e bëjnë të pamundur planifikimin.

Ky impulsivitet është një nga arsyet kryesore për tarifat e Trump.

Nëse tarifat janë arsyeja që Shtetet e Bashkuara po bëhen përsëri konkurruese ekonomikisht, atëherë bizneset duhet të dinë se tarifat do të qëndrojnë të larta për të ardhmen e parashikueshme.

Trump ndodhet sot në Londër për t’u takuar me 28 aleatët tanë të NATO-s. Pas kësaj fatkeqësie, shumë udhëheqës botërorë me siguri frikësohen nga ardhja e tij, duke pyetur veten nëse një fat i ngjashëm i pret ata.

Pse lëvizja mund të rrisë tensionet mes dy vendeve

SHBA zhvendos sistemin raketor Typhon pranë Kinës

Gratë snajperiste poshtëruan iranianët

Kush fshihet pas Kupolës së Hekurt?

Pse “dragoi” ka në dorë rrjedhën e luftës?

Rusia mund të tërhiqet nga Ukraina, falë Kinës

Teherani kërcënon me një armë të re

Hakmarrja e Izraelit ndaj Iranit nuk do të vonojë

Franca dhe Gjermania dalin jashtë loje

Veriu i Evropës merr në dorë “frenat” e NATO-s