MENU
klinika

Çfarë plani ka Rusia?

Trump pezullon projektin prej $11 miliard

25.12.2019 - 09:23

Kompania Zvicerjano-Hollandeze Allseas deklaroi se ka ndërprerë punimet për ndërtimin e një tubacioni të rëndësishëm gazi natyral nga Rusia në Gjermani me qëllim shmangien e sanksioneve të vendosura nga një ligj i firmosur nga presidenti Trump ditën e premte.

Kjo lëvizje vë në dyshim datën e përfundimit të projektit prej $11 miliard që Rusia ka deklaruar se do të mbyllej për çështje muajsh, dhe duke rrezikuar planet e një zgjerimi të shpejtë të shitjeve të gazit natyror nga Rusia në Europë, nëpërmjet tubacioneve.

Nord Stream 2 do t’i lejojë Rusisë të anashkalojë Ukrainën dhe Poloninë dhe të shpërndajë gazin nën detin Balltik për në Gjermani. Ky ligj i kërkon administratës të identifikojë kompanitë të cilat punojnë në këtë projekt me qëllim fillimin e sanksioneve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN