MENU
klinika

Hapëira tregtare dhe vendparkime

Turqia gati të nisë ndërtimin e 500 apartamenteve

06.12.2019 - 14:52

Ndërtimi i 500 apartamenteve për banorët e prekur nga tërmeti në qytetin e Laçit do të nisë shumë shpejt.

Ndërkohë kryeministri Rama do të jetë nesër në Stamboll ku do të organizohet konferenca e donatorëve si dhe pritet të ketë një takim me presidentin Erdogan.

Ambasadori turk Yoruk tha se krahas ndërtimit të ndërtesave do të ketë dhe hapësira tregtare dhe vendparkime.

kolana e librave

“Realizimi i 500 apartamenteve do të bëhet nga shteti ynë. Qëllimi është strehimi i personave të dëmtuar nga tërmeti. Duhet të nisim sa më shpejt.Në Shqipëri kam ardhur edhe me një grup tjetër nga min e mjedisit dhe urbanistikës.

Jemi në përfundim të projektit në zonën e Laçit. Po punojmë për të nisur sa më shpejtë nga puna por edhe duke ruajtur urbanistiken e kësaj zone. Dizenjimi do të bëhet në bashkëpunim me qeverinë shqiptare.”

Sa i takon kostos, ambasadori tha se vlera do të dalë në pah pas dizenjimit.

Gjithashtu ministrja e Kultures kërkoi që të shihet dhe rindërtimi i godinës së bashkisë së Lacit e cila është dëmtuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nëse doni paqe në Europë duhet të..."

Shqipëria merr Presidencën e OSBE-së, Rama: Hap historik

Qëllim, përmirësimi i jetesës

Austria dhuron 600 mijë € për rindërtimin