MENU
klinika

Ku përfundojnë mbi 900 nxënës?

U ndërtua 4 vite më parë, IKMT shemb shkollën në Durrës

10.12.2019 - 16:10

E ndërtuar vetëm 4 vjet më parë, shkolla nëntëvjeçare “Naim Babameto” në Durrës, me mbi 900 nxënës, po shembet nga fadromat e IKMT-së. Dy kolonat kryesore të saj në pjesën ballore janë dëmtuar rëndë, ndërsa nxënësit janë detyruar të shkojnë në shkollën e mesme “Leonik Tomeo”, në oraret e pasdites.

Kjo situatë ka sjellë reagimin e nxënësve dhe të prindërve, të cilët duhet të çojnë fëmijët nga zona e Porto Romanos e Spitallës në drejtim të stadiumit, ku gjendet shkolla pritëse.

Nxënësit e kanë shumë të vështirë zhvendosjen, pasi rruga që duhet të përshkojnë është një nga arteriet më të mbingarkuara në Durrës, pasi aty kalojnë qindra autobote të ngarkuar me lëndë djegëse, që shpërndahen në të gjithë Shqipërinë e në Kosovë e Maqedoni. Ndërsa prindërit janë vënë në alarm. Problematika ngrihet edhe nga komandanti zjarrfikës.

Shkolla “Naim Babameto” është vetëm një prej 12 shkollave që u goditën nga tërmeti në rrethin e Durrësit, por është e vetmja që po prishet, edhe pse e ndërtuar vetëm 4 vjet më parë.

Naim Babameto ishte shkolla me jetën më të shkurtër në Durrës, pasi u ndërtua me fondet e buxhetit të shtetit dhe u prish e para nga goditjet e tërmetit.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin