MENU
klinika

Goleadori i kompeticioneve europiane

UEFA zgjedh Ronaldon si më të mirin e dekadës

30.12.2019 - 22:05

Dy ditë e fundit ishin për Cristiano Ronaldon, që merr dy vlerësime të njëpasnjëshme, teksa zbusin konkurrencën me Messin, që fitoi “Topin e Artë” për herë të gjashtë.

Mbrëmë CR7 mori trofeun e lojtarit më të mirë të vitit në cmimet “Globe Soccer Awards”, ndërsa sot UEFA e ka vlerësuar portugezin si më të mirin e dekadës së fundit.

Faqja zyrtare e UEFA-s e shpall yllin portugez si golashënuesin më të mirë në kompeticionet e futbollit europian, duke realizuar 21 herë (7 gola me Juventusin në Champions League) dhe 14 me Portugalinë (Ligë e Kombeve dhe eliminatore të EURO 2020).

Jo vetëm kaq, por portugezi është konfirmuar si golashënuesi më i mirë për të gjitha kompeticionet europiane për dekadën e kaluar, me 145 gola.