MENU
klinika

Premier League, Java 16

United fiton derbin, City edhe më larg titullit

07.12.2019 - 20:34

Manchester United, pasi mposhti Tottenham, ka marrë edhe një tjetër fitore të madhe, për më tepër në derbi. “Djajtë e Kuq” mposhtën 2-1 Manchester Cityn në “Etihad”.

Sërish Rashford, në një formë të mirë, është ai që gjen golin e parë. Në 23’ zhbllokohet sfida me penallti. Pa kaluar as 6 minuta, miqtë shënojnë sërish, këtë herë me Martial. 0-2 mbyllet pjesa e parë.

Ndeshja ka qenë e luftuar deri në fund. Pesë minuta para përfundimit të kohës së rregullt, Otamendi ngushton në 1-2. Në fund, vendasit janë munduar të paktën të shmangin humbjen, por nuk ia dolën dot edhe pas 6 minutash shtesë.

Një sukses që i jep të drejtë Manchester United të pretendojë për zonën Champions League, ndërsa duket se City i “lan” duart me titullin, pasi diferenca me Liverpool është rritur shumë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN