MENU
klinika

Europa League, 32 ekipet e kualifikuara

United tregon forcën, Basaksehir surprizon Gladbach

12.12.2019 - 22:57

Kompletohen 24 skuadrat që kualifikohen nga grupet e Europa League, që duke shtuar edhe 8 nga grupet e Champions, plotësojnë 32-n që do të viojnë luftën sportive për trofeun e dytë më të rëndësishëm.

Manchester United konfirmon formën e mirë që po kalon, duke fituar 4-0 në shtëpi ndaj AZ Alkmar. Djajtë e Kuq i shënuan të katër golat në pjesën e dytë dhe kalojnë si të parët e grupit. Por holandezët kualifikohen si të dytët, edhe pse humbën.

Interesant Grupi J, ku Monchegladbach (kryesues në Bundesligë) është përmbysur 1-2 në shtëpi nga Basaksehir dhe turqit zënë vendin e parë në grup. Surpriza më e fortë e mbrëmjes.

konica sportkonica sport mobile

Roma nuk ka shkuar më shumë se barazim 2-2 në ndeshjen e shtëpisë ndaj Wolfsberger. Verdhekuqtë kanë rrezikuar shumë, pasi nëse do të kishin humbur, do të ngelnin jashtë. Roma kalon si e dyta e grupit.

Në Grupin G kalojnë për më tej ekipe si Rangers dhe Porto. Ndërsa kualifikohen edhe ekipe si Wolfsburg, Espanyol, Wolves apo Braga. Më poshtë keni renditjen e të gjitha grupeve, ku kualifikohen 2 të parat.

Këtyre u bashkohen edhe 8 ekipet që zunë vendet e treta në Champions League: Club Brugge, Olympiacos, Shakhtar Donetsk, Leverkusen, Salzburg, Inter, Benfica dhe Ajax. Shorti hidhet të hënën në orën 13:00.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN