MENU
klinika

Në krye të qeverisë së Finlandës

Vetëm 34 vjeçe/ Kush është kryeministrja më e re në botë?

09.12.2019 - 18:31

Sanna Marin, vetëm 34 vjeç, është kryeministrja më e re në botë.  

Tani ajo qëndron në krye të qeverisë së Finlandës, ku më herët ka mbajtur postin e ministres së Transportit.

Ajo dikur jetonte në apartament me qira me nënën dhe partnerin e nënës së saj e cila i bëri të mundur ëndrrën për të shkuar në universitet.

Marin iu fut shpejt politikës dhe në një kohë rekord ngjiti majat.

kolana e librave

Kur ishte 27 vjeçe, drejtoi administratën e qytetit Tampere dhe në vitin 2015 u zgjodh deputete.

Tanimë, 4 vjet më vonë, ka marrë drejtimin si kryeministre e Finlandës.

Marin, e cila fitoi votat me një diferencë fare të vogël me kundërshtarin e saj, pranoi se ka shumë punë për të bërë, së pari me rindërtimin e besimit.

“Ne kemi shumë punë për të bërë për të rindërtuar besimin,” u tha ajo gazetarëve. Nderkohë, pyetjeve lidhur me moshën e saj të re për një kryeministre, ajo iu pergjigj shkurt: “Unë kurrë nuk kam menduar për moshën dhe gjininë time. Unë mendoj për arsyet që kam hyrë në politikë dhe per këto gjëra për të cilat kemi fituar besimin e elektoratit’’.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Politikanet më të fuqishme

Femrat që ‘sundojnë’ Evropën

Koha për ta ndryshuar

Evropës i mungojnë lideret femra