11.12.2019 - 09:55
Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj do të jetë sot përballë Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit për tiu nënshtruar procesit të vetingut.
Seanca dëgjimore do të mbahet në orën 12:00.
Seancat e Vettingut në polici nisën zyrtarisht në 5 nëntor, ku i pari që doli para komisionit ishte Oltion Shehu, shef i ankesave në Tiranë, i cili u përjashtua nga policia, ndërsa i dyti Adriatik Ago, zëvendës drejtor i SHÇBA-së, u konfirmua në detyrë.
Ndërkohë Ernest Dimashi me funksion drejtor i teknologjisë së informacionit në policinë e shtetit u largua nga detyra me dorëheqje pak javë para se të niste vetingu.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Krijimi i KLP dhe KLGJ
BE: Krijimi i institucioneve të drejtësisë, sukses në rrugën e vetting-ut
Këshilli i Lartë i Prokurorisë